Shejh Muhamed ibën Salih el #Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Një prej kuptimeve të përfituara prej Fjalës së Allahut:

{وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ ۖ } [البقرة: ١٨٦]
“Kur të pyesin robërit e Mi për Mua, Unë jam afër. I përgjigjem lutjes së lutësit kur Më lutet.” (elBekara: 186)

Është se agjërimi është kohë kur shpresohet të përgjigjet lutja, ngase Allahu i Lartësuar e ka përmendur këtë ajet gjatë ajeteve të agjërimit.

Tefsiri i sures elBekara, 2/344.