Ç’eshte Sadakatul-Fiter dhe urtesia ne te

Sadakatul-Fiter eshte quajtur me kete emer sepse ajo behet obligim pasi qe muslimani ta mbaroje agjerimin, dhe vazhdon ky obligim derisa te shkoje ne Musala [vendi ku falet bajrami, vend-falje] dhe zekati i Fitrit eshte bere obligim qe All-llahu ta pastroje agjeruesin dhe qe te jete ndihme per te varferit.
Thote Abdull-llah ibn Abasi, radijall-llahu anhuma: “E ka bere obligim i derguari, sallall-llahu alejhi ue sel-lem, zekatin e Fitrit, qe te jete pastrim per agjeruesin nga fjalet e kota dhe te ndyra, dhe te jete ushqim per te varferit. Kush e jep ate para namazit [te bajramit], ai eshte zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo eshte lemoshe e rendomte.” [Tr. Ebu Daudi dhe Ibn Maxhah, e saktesoi Shejh Albani, rahimehull-llahu.]

Koha e Sadakatul-Fiter

Koha kur duhet dhene Sadakatul-Fiter eshte koha para se te falet namazi i bajramit, pra diten qe s’eshte dite agjerimi por eshte dite bajrami, dhe per kete kemi argument qe Ibn Omeri, radijall-llahu anhuma, ka thene: “Ka urdheruar pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, qe zekati i Fitrit te jepet para se te dalin njerezit per te falur namazin.” [Buhariu & Muslimi]

Dhe lejohet qe t’i jepet atij qe e mbledh Sadakatul-Fitrin nje dite ose dy dite para se te mbaroje Ramazani, qe t’ua shperndaje te varferve. Argument per kete eshte qe Nafiu ka treguar se Ibn Omeri, radijall-llahu anhuma, kur ua jepte Sadakatul-Fitrin atyre qe e mblidhnin ate, e jepte nje dite ose dy dite perpara, dhe keshtu ua jepnin edhe te tjeret atyre. [Buhariu]

E nese vonohet dhenia e saj deri pas namazit, ajo konsiderohet lemoshe si te gjithe te tjerat, siç u kujtua me lart ne hadith.

Mbi ke eshte detyre Sadakatul-Fiter

Sadakatul-Fiter eshte detyre per çdo musliman, qofte i vogel apo i madh, apo rob [abd] dhe eshte detyre mbi ata qe shpenzojne per ta, dhe qe zoterojne ushqimin e vetes se tyre dhe ç’kane nen pergjegjesi. Argument per kete eshte qe Abdull-llahi ibn Omeri ka thene: “Ka urdheruar i Derguari, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, qe te jepet SadakatulFitri per te voglin dhe te madhin, per ate qe eshte i lire dhe per ate qe eshte rob, prej atyre qe ju pergjigjeni per ta.” [Shejh Albani, rahimehull-llahu, thote qe hadithi eshte Hasen; hadithi eshte tek Darakutni dhe Bejhakiu.]

Nga ky hadith kuptohet qe eshte detyre mbi ate qe shpenzon, te japi per ate qe e ka nen pergjegjesine e tij, sepse ai eshte pergjegjes per te dhe ne kete sadaka futet edhe robi qe mund ta kete ai, pra eshte detyre mbi zoterine.
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejra, radijall-llahu anhu, te kete thene se i Derguari i All-llahut ka thene: “Nuk ka sadaka ndaj robit vetem se Sadakatul-Fiter.” [Muslimi]
Pra, nuk ka sadaka/detyrim zoteriu i nje robi ndaj robit te vet vetem se Sadakatul-Fiter.

Masa e Sadakatul-Fiter

Masa e obliguar ndaj çdo njeriu ne Sadakatul-Fiter eshte:

Nje gjysme SAUN [njesi matese; me te maten dritherat, dhe eshte kater mbushje duarsh [pellembe] se bashku ose 2400 gram afersisht] nese jep grure. Argumenti per kete eshte qe Esma, vajza e Ebu Bekrit, radijall-llahu anhuma, e jepte Sadakan e Fitrit ne kohen e te Derguarit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, per familjen e saj si dhe per ate qe ishte i lire gjithashtu, e edhe per roberit, dy mbushje duarsh se bashku me grure ose nje SAUN te plote me hurma prej SAUN-it qe perdornin ata. [Tr. Tahavi, e ka saktesuar Shejh Albani, rahimehull-llahu]

Nje SAUN te plote nese jep hurma ose theker, ose çfare mund ta zevendesoje ate si orizi apo misri. Argument per kete eshte hadithi i Abdull-llah Ibn Omerit ku thuhet: “E beri detyre i derguari, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, Zekatul-Fitrin me nga nje SAUN me hurma ose SAUN me theker, ndaj robit dhe atij qe eshte i lire, si dhe ndaj mashkullit, femres, te voglit dhe te madhit prej muslimaneve dhe ka urdheruar te jepet para se te dalin njerezit per ne namaz.” [Buhari & Muslim]

A lejohet te japesh para ne vend te ushqimit?

Thote imam Neveviu ne librin e tij el-Minhaxh, se nuk e kane lejuar shumica e fukahave [dijetaret e fikhut] qe te jepen para ne vend te ushqimit, kurse kete e ka lejuar imam Ebu Hanifja, rahimehull-llahu teala, dhe ne pame me siper transmetimet nga Sahabet, radijall-llahu anhum, qe tregojne me perpikmeri se sa jepnin kur jepnin grure, dhe sa jepnin kur jepnin hurma apo theker, dhe nuk pame ndonje transmetim qe te kishte dhene ndonjeri prej tyre para ne vend te ushqimit, megjithate qe u kujtua me siper se çfare mendimesh rrifen, porse gjithmone ngel rruga e te Derguarit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe e Sahabeve, radijall-llahu anhum, si rruga me e mire dhe me e sigurt dhe ajo qe e kemi per detyre per ta ndjekur. All-llahu teala Alem.

Kujt i jepet Sadakatul-Fitri

Nuk jepet Sadakatul-Fitri vetem se per te varferit, te cilet nuk kane se me ç’te ushqehen.
Dhe jo siç shkruhet neper shume libra, se Sadakatul-Fitri u jepet atyre qe e meritojne zekatin. Dhe argumenti per kete eshte hadithi i Ibn Abasit, qe e kujtuam me lart, “… dhe ushqim per te varferit…” [Hadithi eshte i sakte.] Dhe ky eshte gjithashtu mendimi i Shejhul-Islam Ibn Tejmijes.

Burimi: Mburoja.net