Malik bin Merthedi transmeton nga babai i tij se ky ka thënë:
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë:
Thashë: O i Dërguari i Allahut! Çfarë e shpëton robin nga zjarri? Tha: “Besimi në Allahun”.
I thashë: O Pejgamber i Allahut! A duhet të ketë me besimin dhe vepra? Tha: “Të japësh nga ajo që Allahu të ka furnizuar”.
Thashë: O i Dërguari i Allahut! Po nëse unë jam i varfër dhe nuk kam çfarë të jap? Tha: “Urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja”.
Thashë: O i Dërguari i Allahut! Nëse është person që nuk di të shprehet, nuk ka mundësi të urdhërojë për të mirë dhe as të ndalojë nga e keqja? Tha: “I bën një punim atij që nuk di ta bëjë vetë (nuk e ka atë zanat)”.
Thashë: Po nëse ai vetë nuk ka një zanat dhe nuk ka mundësi të bëjë asgjë? Tha: “Të ndihmojë atë që i është bërë padrejtësi”.
Thashë: Po nëse ai është i dobët e nuk ka mundësi ta ndihmojë atë që i është bërë padrejtësi? Tha: “Vallë a po kërkon që mos t’i lësh asnjë të mirë këtij personi?! Më e pakta mos t`i bëjë keq njerëzve”.
I thashë: O i Dërguari i Allahut! Nëse ai i përmbahet kësaj, a hyn në xhenet? Tha: “çdo musliman i cili vepron njërën prej këtyre cilësive, vetëm se ajo vepër do e marrë prej dore deri sa ta fusë në xhenet”.
(Silsiletu Sahiha: 2669).
Burimi: Udha e Besimtarëve