Ebu Hurejre transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) duke thënë :
“Të parët njerëz që gjykohen Ditën e Gjykimit janë tre persona:

  1. Një person që kishte rënë shehid (dëshmor). Sillet dhe i bëhen të njohura mirësitë që ju dhanë dhe ai i aprovoi ato.
    E pyet Allahu :- Si veprove me këto mirësi?
    Tha :- Luftova në rrugën Tënde deri sa u vrava!
    Atëherë Allahu i thotë :- Gënjeve, ti luftove që njerëzit të thoshin për ty se je trim, dhe e thanë këtë!
    Pastaj urdhëron që të tërhiqet zvarrë me fytyrën përtokë dhe të hidhet në zjarr.
  2. Dhe një person i cili mësoi dijen për vete dhe ua mësoi atë edhe të tjerëve dhe lexoi Kuranin. Sillet dhe i bëhen të njohura mirësitë që ju dhanë dhe ai i aprovoi ato.
    E pyet Allahu :- Si veprove me këto mirësi?
    Tha :- Mësova dijen dhe ua mësova atë të tjerëve, dhe lexova për hirin Tënd Kuranin!
    Atëherë Allahu i thotë :- Gënjeve, ti e mësove dijen me qëllim që njerëzit të të quanin dijetar dhe e lexove Kuranin për tu quajtur lexues (i mirë), dhe njerëzit e thanë këtë!
    Pastaj urdhëron që të tërhiqet zvarrë me fytyrën përtokë dhe të hidhet në zjarr.
  3. Dhe një person të cilin Allahu e kishte furnizuar shumë dhe i kishte dhënë nga të gjitha llojet e pasurisë. Sillet dhe i bëhen të njohura mirësitë që ju dhanë dhe ai i aprovoi ato.
    E pyet Allahu:- Si veprove me këto mirësi?
    Tha:- Nuk kam lënë vend ku Ti do dhe kënaqesh që të jepet pasuria, veçse kam dhënë për hirin Tënd!
    Atëherë Allahu i thotë:- Gënjeve, ti e bëre atë gjë që njerëzit të thoshin për ty se je bamirës, dhe e thanë për ty atë gjë!
    Pastaj urdhëron që të tërhiqet zvarrë me fytyrën përtokë dhe të hidhet në zjarr”
    [Muslimi : 4923]