Nga Ebu Bekri Es-Sidiku radijAllahu anhu percillet se ka thene: I shihja kembet e idhujtareve qe ishin prane kokave tona kur ishim ne shpelle dhe thashe: O i Derguari i Allahut! Nese ndonjeri prej tyre do shihte te kembet e tij, atehere kishte per te na shikuar. Tha: “O Ebu Beker! Si mendon per dy veta kur i treti i tyre eshte Allahu?” Sahihu Muslim

Ne hadith: Tevekuli absolut i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tek Zoti i tij, bindja e plote tek Ai dhe lenia e ceshtjes Atij.

Optimizmi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue se-lem dhe ne momentet me te veshtira. E si te mos ishte alejhis-selam optimist kur Zoti dhe Mbrojtesi i tij eshte Allahu “i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët” El-Earaf: 196

“Allahu eshte Mbrojtes i atyre qe i frikesohen Atij” El-Xhathije; 19

Shejh Esh-Shenkiti (Allahu e meshirofte!) ka thene: “Allahu i Lartesuar na ka treguar ne kete ajet, se Ai është Mbrojtesi i te devotshmeve dhe i atyre qe ndjekin urdhrat e Tij e qe u largohen gjerave qe Ai ka ndaluar”.

Prandaj, ashtu sic je i sigurte dhe i bindur se pas nates se erret do lindi dielli, atehere behu optimist se dhe kjo gjendje patjeter do kaloje. Por e gjithe ceshtja eshte a do nxjerrim mesim nga kjo qe ndodhi apo jo?

E deri atehere:

1. Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asgjë në adhurim,

2. silluni mirë me prindërit,

3. të afërmit,

4. jetimët,

5. të varfërit,

6. fqinjët e afërt,

7. dhe të largët,

8. me atë që keni pranë,

9. me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë)

10. dhe me ata robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë”. En-Nisa: 36