Pyetje: Cila është gjëja më e madhe që ka urdhëruar Allahu?

Përgjigje: Njësimi i Allahut (Teuhidi).

Pyetje: Ç’është Teuhidi?

Përgjigje: Ai është veçimi i Allahut në adhurim.

Pyetje: Cila është gjëja më e madhe që ka ndaluar Allahu?

Përgjigje: Shirku (idhujtaria, t’i bësh shok Allahut).

Pyetje: Ç’është shirku?

Përgjigje: Të adhurosh të tjerë veç Allahut ose bashkë me Të.

Pyetje: Cili është argumenti për këtë?

Përgjigje: Fjala e Allahut: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë…”.  (En-Nisa 36); “Prandaj mos i vini shokë Allahut, duke e ditur!” (Bekare, 21-22)

Burimi: Xhamia Mbret