FONDACIONI SABR

KAUZAT TONA

Zbutja e varfërisë

Fondacioni Sabr bashkëpunon me komunitetin për të ndihmuar familje shumë të varfëra, familje me një prind ose jetim duke ofruar një ndihmë të herë pas hershme ushqimore. Për këtë qëllim Fondacioni ka hapur dhe një magazine bamirësie ku grumbullon ndihma nga kompani të ndryshme apo qytetarë që duan të mbështesin dhe i shpërndan ato më pas tek njerëzit në nevojë. Fondacioni po punon për ngritjen e një skeme afatgjatë dhe të qëndrueshme me qëllim që t’i japë  mundësi dhe njerëzve në nevojë që ndihmën që marrin, ta përfitojnë me sa më shumë dinjitet. Në kuadër të këtij programi Fondacioni Sabr ka asistuar në rastet ekstreme për të ndihmuar shumë familje duke sensibilizuar komunitetin për të grumbulluar mjetet financiare të nevojshme për këtë qëllim.

Mbështetje shëndetsore

Ky program ka në fokus raste të familjeve ekstremisht të varfëra që përtej varfërisë ekstreme janë goditur dhe nga sëmundje që kanë nevojë për një trajtim të veçantë. Puna e përditëshme na ka përballur me raste ekstremisht të vështira dhe na ka mësuar se pavarësisht nga dëshira e vullneti për të ndihmuar çdo njeri, burimet financiare dhe fizike nuk mjaftojnë për të ndihmuar çdokënd që ka nevojë. Fondacioni po punon për sigurimin e mundësive për të trajtuar sa më shumë raste, sidomos ato më urgjentet.

Edukim dhe punësim

Fondacioni Sabr po bashkëpunon me organizata të tjera dhe sistemin e edukimit profesional, si dhe me njësitë vendore për t’ju siguruar fëmijëve dhe të rinjve që vijnë nga familje ekstremisht të varfëra aksesin në edukim, si dhe aftësimin me zanate.

Historitë tona

Ju mund të ndiqni momente nga grumbullimi, përgatitja dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore dhe jo vetëm.

Klikoni këtu për të parë gjithçka rreth aktivitetit të FONDACIONIT SABR.