Nga Ebu Hurejre (radij Allahu anhu) transmetohet se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë:
“A e dini kush është i falimentuari?”
Thanë: “I falimentuari tek ne konsiderohet ai i cili s’ka as dirhem e as pasuri.”
Tha (a.s.) “Me të vërtetë i falimentuari nga ummeti im është ai i cili vjen ditën e gjykimit me namaz, me agjërim, me zekat, porse ka ofenduar këtë, ka shpifur për atë, e ka ngrënë pasurinë e këtij, e ka derdhur gjakun e atij, e ka rrahur atë, e pastaj i jepen këtij nga veprat e mira të tij dhe atij tjetrit po ashtu nga veprat e mira të tij e atëherë kur mbarohen të gjitha veprat e mira që ka vepruar ende pa përfunduar gjykimi, i merren veprat e këqija të të tjerëve dhe i hidhen atij e pastaj hidhet në zjarr.”
Shënon Muslimi dhe Tirmidhiu