Profeti ﷺ ka thënë:
“لَا يَتَقَدَّمَنَّ أَحَدُكُمْ رَمَضَانَ بِصَوْمِ يَوْمٍ أَوْ يَوْمَيْنِ، إِلَّا أَنْ يَكُونَ رَجُلٌ كَانَ يَصُومُ صَوْمَهُ فَلْيَصُمْ ذَلِكَ الْيَوْمَ”
Mos i paraprijë askush Ramazanit me agjërim të një ose dy ditëve para tij, përveç një njeriu që ka qenë duke e agjëruar agjërimin e vet, ai le ta agjërojë atë ditë!
Buhariu 1914 dhe Muslimi 1082.
Ammar ibën Jasir, radij Allahu ‘anhu, ka thënë:
Kush e agjëron ditën, në të cilën dyshohet (nëse ka filluar Ramazani ose jo), ai e ka kundërshtuar Ebul Kasimin ﷺ.
Sahih enNesai, 2187.
Profeti ﷺ ka thënë:
“لَا تَصُومُوا حَتَّى تَرَوُا الْهِلَالَ، وَلَا تُفْطِرُوا حَتَّى تَرَوْهُ، فَإِنْ أُغْمِيَ عَلَيْكُمْ ؛ فَاقْدِرُوا لَهُ .”
Mos agjëroni deri sa ta shihni Hënën e Re dhe mos e bëni Bajramin (ndërprerjen e agjërimit) deri sa ta shihni Hënën e re! Nëse ju mbulohet Hëna, atëherë llogaritni për të!”
Buhariu, 1906 dhe Muslimi, 1080.