Allahu i Madhëruar thotë në hadith Kudsij:
” أَنَا عِنْدَ ظَنِّ عَبْدِي بِي فَلْيَظُنَّ بِي مَا شَاءَ)).
“Unë jam për robin tim ashtu siç ai mendon për Mua, prandaj le të mendojë për Mua si të dojë…”
Sa e bukur fjala “le të mendojë për Mua si të dojë”
Sa e gjerë kjo fjalë “..si të dojë..”
Ëndërro dhe shpreso si të duash..
Pastaj përpiqu seriozisht për realizimin e tyre me bindje të sigurte, se Zoti yt është Bujar.
Mëso si të sillesh me Allahun..
Vazhdimisht kërko falje, dhe vazhdimisht kontrolloji mendimet e tua.
Bëji ato të jenë pozitive vazhdimisht.
Fokusohu në të mirën dhe gëzimin.. dhe mëso artin e të luturit (duasë)!
E më pas prit çdo të mirë.
Mos e lut Allahun me ton të pashpresë, zhgënjyes dhe të mërzitur.
Lute me bindje të plotë në Plotfuqishmërinë e Tij dhe me buzëqeshje në butësinë e përcaktimeve të Tij.
Lute sikur ta ka plotësuar kërkesën tënde.
E më pas prit çdo të mirë.
Mos shiko asgjë nga dëshirat tua me shikimin e “pamundësisë” së realizimit!
Zekerijës-alejhi selam- kockat iu dobësuan, flokët iu zbardhën, gruaja e tij plakë dhe sterile, e ai qëndroi para Allahut kërkon djalë me bindje të plotë.
E Allahu ia dha atij djalin!
Lute dhe kërko prej Allahut çka të shkon në mendje, sado që të jetë e vogël apo e madhe. Lute Allahun dhe kthehu tek Allahu në të gjitha çështjet e tua…
Të parët tanë të mirë kërkonin prej Allahut edhe kripën e ushqimit!
Asgjë që dëshiron mos të duket e pavlefshme para Allahut të Madhëruar.
Sulejmani-alejhi selam- me bindje të plotë kërkoi prej Allahut:
﴿قَالَ رَبِّ اغْفِرْ لِي وَهَبْ لِي مُلْكًا لَا يَنْبَغِي لِأَحَدٍ مِنْ بَعْدِي ۖ إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ﴾
“Tha: “Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.”
Ishte përgjigja:
﴿فَسَخَّرْنَا لَهُ الرِّيحَ تَجْرِي بِأَمْرِهِ رُخَاءً حَيْثُ أَصَابَ﴾
“Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai” (Sad 35-36)
Mos u sill me Allahun sipas këndvështrimit tënd të ngushtë.
Kërko prej Tij sepse ti po kërkon prej Bujarit të Plotfuqishmit.
Ibrahimi-alejhi selam- e la Haxheren dhe Ismailin e vogël dhe nuk u lut për ta që Allahu ti ushqejë apo ti mbrojë, por u lut për ta dhe tha:
﴿رَبَّنَا إِنِّي أَسْكَنْتُ مِنْ ذُرِّيَّتِي بِوَادٍ غَيْرِ ذِي زَرْعٍ عِنْدَ بَيْتِكَ الْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُوا الصَّلَاةَ…﴾
“Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin,…” (Ibrahim/37)
Tha: “që ta falin namazin”
Namazi është çelësi i çdo të mire dhe çdo begatie.
Musai-alejhi selam- i kërkon Allahut të Madhëruar shtatë gjëra përnjëherësh dhe që të gjitha iu dhanë.
Pasi Ai kërkon, Allahu-Teala- i thotë:
﴿قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰ ﴾
Ai (All-llahu) tha: “O Musa, t’u dha ajo që kërkove!” (Ta-ha 36)
Mblidhi dëshirat, shtoji lutjet dhe kërko.
Allahu-Teala- thotë:
﴿وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ …﴾
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër,…” (el-Bekare/186)
Asgjë nuk na jep energji për shtimin e duasë më shumë se ndjenja e afërsisë së Zotit tonë!
Afërsia e Tij është më e madhe se mangësitë tona.
Afërsia e Tij është më bujare se mjerimi dhe gjynahet tona.
O i Afërt O Zot.
Humbja e shpresës është humbje.
Allahu-Teala- thotë:
﴿قَالَ وَمَنْ يَقْنَطُ مِنْ رَحْمَةِ رَبِّهِ إِلَّا الضَّالُّونَ﴾
Tha: “Askush (nuk e humb shpresën) në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë (të humbur)”. (Hixhr/ 56)
Ke pjesë nga udhëzimi aq sa ke bindje në mëshirën e Zotit tënd.
Allahu-Teala- thotë për djelmoshat e kehfit:
﴿….فَأْوُوا إِلَى الْكَهْفِ يَنْشُرْ لَكُمْ رَبُّكُمْ مِنْ رَحْمَتِهِ….﴾
“…atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë…” (el-Kehf/16)
U futën në shpellë dhe fjetën me mendimin e mirë për Allahun dhe kur u zgjuan e gjithë bota kishte ndryshuar.
Fli dhe zgjohu duke menduar mirë për Allahun!
Bota do të ndryshojë për ty.