Transmetohet nga Abdullah Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë: i dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “O rini! Ai i cili ka mundësi prej jush që të martohet le të martohet. Sepse martesa është ndihmësi më i mirë për të ruajtur shikimin e mbrojtësi më i mirë për të ruajtur nderin. E ai i cili nuk ka mundësi për tu martuar atëherë le të agjërojë se agjërimi për të është mbrojtje”[1].

Shpjegimi:

Hadithi tregon se faza e rinisë është faza më fryt dhënëse e jetës.

Tregon rëndësinë që Islami i kushton kësaj faze të jetës në veçanti për shkak se ndikimi që jep ajo shtrihet edhe në të ardhmen e jetës së njeriut.

Prej argumenteve që tregojnë rëndësinë që Islami i ka kushtuar rinisë janë edhe:

Fjala e Pejgamberit (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) ku thotë: “Shtatë grupe njerëzish Allahu do t’i marri në hijen e Tij . . . . dhe djali i ri i cili u rrit në bindjen ndaj Allahut”[2].

“Do të ju vij juve një djalë i ri nga larg për të kërkuar hadithin . . .”[3].

“Nuk do të lëvizë këmba e njeriut ditën e gjykimit deri sat ë japi llogari për katër gjëra . . .  dhe për rininë e tij se si e kaloi”[4].

MalikibnHuvejrith (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “Ishim disa djelmosha në moshë të përafërt me njëri-tjetrin kur shkuam tek pejgamberi (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të)”[5].

Hadithi nxit për martesë sa më herët në mënyrë që të ruhet shikimi dhe nderi.

Hadithi tregon rëndësinë që duhet pasur për të mbrojtur pjesët e trupit, sepse ato janë mirësi për atë që i posedon nëse ai u jep atë që meritojnë. Porse mund të jenë edhe dënim për të nëse ai neglizhon në to:

Allahu i lartësuar thotë: “Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! Janë shkrues të ndershëm te Allahu”[6].

“Ai (njeriu) nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm”[7].

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta”[8].

“Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën”[9].

“Sot Ne ua mbyllim gojën atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan”[10].

“Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?”[11].

Fjala: “E ai i cili nuk ka mundësi për tu martuar atëherë le të agjërojë se agjërimi për të është mbrojtje” tregon ndikimin e madh që ka agjërimin në përmbajtjen e shikimit dhe ruajtjes së nderit.

Po ashtu tregon metoda fetare për të zbutur epshin e njeriut në mënyrë që mos kaloi aty ku s’duhet, siç është masturbimi i cili dëmton e nuk sjell dobi, shkatërron e nuk ndërton.

Tregon se duhet qëndruar larg çdo gjëje që është e ndaluar e cila shpie në nxitjen epshin.

Tregon se thirrësit në mirësi janë njerëzit më parësorë që duhet të nxitojnë për martesën, në mënyrë që mos të angazhohen me diçka që u sjell dëm atyre siç janë sprovat epshore si dhe të jenë shembuj për të tjerët.

Tregon se ai i cili merr përsipër që të kujdeset për rininë islame duhet që të preokupohet që t’i ruaj ata nga sprovat epshore si dhe më parësore t’i ruaj nga sprovat e dyshimeve. E gjitha kjo duke u kushtëzuar në përmbajtjen e argumenteve fetare sipas metodologjisë së të parëve tanë.

[1]Transmeton imam BuhariudheMuslimi.

[2]Transmeton imam BuhariudheMuslimi.

[3]TransmetonTirmidhidheIbnMaxhe.

[4]TransmetonTaberaninë “El-Kebir”.

[5]Transmeton imam Buhariu. Shikohadithinnumërkatër.

[6]SurjaInfitar: 10-11.

[7]SurjaKaf: 18.

[8]SurjaNur: 30.

[9]SurjaKasas: 55.

[10]SurjaJasin: 65.

[11]SurjaFusilet: 21.

Burimi: Udha e Besimtarëve