Ebu Musa transmeton që i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është sikurse shitësi i miskut dhe farkëtari. Shitësi i miskut ose të parfumos, ose blenë nga ai, ose do të gjesh erë të mirë ndërsa farkëtari ose do të djegë teshat ose ke për të gjetur erë të keqe.”

Ibën Haxher ka thënë: Ndalesa në hadith ka ardhur për atë nga i cili demtohet njeriu me shoqërimin që i bën, në fenë e tij apo dunjanë. Po ashtu hadithi nxit për t’u shoqëruar me dikë nga i cili ka dobi.